MALTE

Avokati 42 vjeçar Robert Abela lideri i Partisë Laburiste malteze, është bërë automatikisht edhe kryeministri i vendit pas dorëheqjes së Joseph Muscat, i akuzuar për ndërhyrje në hetimin e vrasjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia.

Djali i ish presidentit George, i parë edhe si mishërim i vazhdimësisë së paraardhësit të tij do të betohet të hënën,

Robert Abela fitoi zgjedhjet e partisë, duke marrë 57.9% të votave, përballë kishte Chris Fearne, një kirurg 56-vjeçar.

Grupet aktiviste janë skeptikë mbi pasardhësin e Muscat. Ata nuk besojnë se ai do të mund të sjellë një ndryshim të vërtetë në Maltë, vend që sipas tyre është marrë në kontroll nga “kriminelët”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb