AUSTRALI-Kryeministri australian Malcolm Turnbull është fotografuar teksa i jep një lypësi 5 dollarë. Ky gjest duhet të ishte duartrokitur por në fakt ka hasur në kritika të forta dhe këtë ‘tradhëti’ e dëshmoi kjo fotografi.

Fotoja u postua në rrjetet sociale nga një gazetare e “ The Guardian”, e cila shkruante: Shikoni dorën e djathtë të kryeministrit, më pas shikoni dorën e majtë. Besoj se nuk ka nevojë për koment”.

Turnbull duket në foto teksa i fut lypësit në një filxhan caji 5 dollarë, ndërsa në dorën tjetër mban një tufë me kartëmonedha, prerja e të cilave nuk dallohet mirë.

Shumë përdorues e kritikojnë për shumën e vogël që ka dhuruar, ndërsa në dorën tjetër mban shumë para. Ndërsa të tjerë e kanë akuzuar se e ka përdorur lypësin për t’i bërë vetes publicitet.

Fotografia është shkrepur ndërsa kryeministri po shkonte në mbledhjen e Komitetit Ekonomik për Zhvillimin e Australisë në Melburn. Por fjalimi i tij i planifikuar nuk u mbajt pasi u ndërpre nga protestuesit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb