Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të dielën se shkollat në Angli duhet të rihapen në muajin shtator.

Ai u shpreh se vendi e ka për “detyrë morale” të kthejë fëmijët në shkollë.

“Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë”, u shpreh Johnson.

Geoff Barton, kreu i Shoqatës së Shkollave dhe i Drejtuesve të Kolegjeve (ASCL), tha se shkollat duhet të ishin si prioritet që nga fillimi.

Ndërkohë, Johnson e bëri të qartë se shkolla duhet të jetë sektori i fundit që i nënshtrohet ndonjë bllokimi në të ardhmen.

Megjithatë lajmin për rihapjen e shkollave, nuk e priti edhe aq mirë ish-këshilltari shkencor i qeverisë britanike, David King, pasi tha se vendi duhet të punojë më shumë për sa i përket parandalimit të përhapjes së coronavirusit, në mënyrë që të zbatohet ky vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: