Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar se relaksimi i rregullave të bllokimit në vend, që më herët ishte vendosur të fillojë më 1 gusht, do të shtyhet për të paktën dy javë pasi niveli i transmetimit të koronavirusit të ri (COVID-19) po rritet në të gjithë vendin.

“Në çdo pikë kam thënë se plani ynë për të rihapur shoqërinë dhe ekonominë është i kushtëzuar, mbështetet në përparimin e vazhdueshëm kundër virusit. Tani duhet të shtypin atë pedale të frenave për të mbajtur nën kontroll virusin”, tha Johnson.

Përderisa të shtunën, kazinotë, klubet e boulingut dhe sallonet e bukurisë, të gjitha ishin planifikuar për t’u hapur, ashtu sikurse edhe shfaqjet në hapësira të hapura dhe dasmat deri në 30 persona. Ky lehtësim i masave do të prolongohet për të paktën dy javë.

Nga 8 gushti po ashtu edhe maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në galeri, kinema dhe vende adhurimi.

“Nëse njerëzit nuk zbatojnë rregullat dhe nuk sillen në mënyrë të sigurt, do të duhet të shkojmë më larg”, tha Johnson.

Grupi këshillimor shkencor i qeverisë tha se nuk beson se transmetimi në Angli është nën 1, që do të thotë se nuk është më e sigurt nëse çdo person i infektuar po infektonte më pak se një person tjetër, duke ngritur spektrin e ringjalljes në raste.

Qeveria britanike tashmë ka paralajmëruar një valë të dytë nga Evropa.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb