Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka fajësuar Maqedoninë për miratimin e rrugës ballkanike të refugjatëve, vendim që sipas tij ka rezultuar me probleme në këto vende.

Ai tha se nuk i pëlqen ajo që ndodh në Maqedoni dhe shmang çdo takim me ish-homologun e tij Nikolla Gruevki, të cilit, siç tha ai, nuk dëshiron t’i thotë as “mirëdita”, ndërsa shtoi se marrëdhënie të mira ka me liderin e opozitës Zaev.

“E di që kur Maqedonia miratoi që vendkalimi jugor të kalojë andej, përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, menjëherë u paraqitën probleme atje. Tani që ata e bllokuan rrugën e emigrantëve dhe u mbyll rruga ballkanike e refugjatëve, përsëri u paraqitën problem atje. Kush më njeh e di se unë me kryeministrin Gruevski nuk flas, nuk dua as mirëdita t’i them. I iki çdo takimi. Edhe mua nuk më pëlqen ajo që ndodh atje, por ajo është punë e tyre, maqedonase”, deklaroi kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: