Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala ka deklaruar se vendi i tij e ka të pamundur të pranojë refugjatë të tjerë nga Ukraina, pasi po përballet me një fluks të lartë njerëzish që ikin nga lufta.

Ndërkohë rreth 270, 000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Republikën Çeke që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Ai gjithashtu ka theksuar se qeverisë po i mbarojnë burimet.

Sakaq qeveria çeke ka në plan të lëshojë leje qëndrimi afatgjate për refugjatët që tashmë kanë mbërritur në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb