Banka Botërore ka mobilizuar 4.5 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën, e cila do ta ndihmojë vendin të përmbushë nevojat e saj urgjente gjatë periudhës së dimrit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Denys Shmyhal , në Twitter.

“Fondet do të na ndihmojnë të plotësojmë nevojat urgjente gjatë periudhës së dimrit. I jam mirënjohës Axel von Trotsenburg dhe Anna Bjerde për mbështetjen e tyre të fortë ndaj Ukrainës,” shkroi ai.

Javën e kaluar kryeministri Denys Shmyhal në një takim me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore Anna Bjerde diskutoi mbështetjen për buxhetin shtetëror të Ukrainës për vitin 2023, si dhe programet e përbashkëta në sektorët e energjisë, transportit dhe kujdesit shëndetësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb