Pas takimit kryeministri Edi Rama ka mbajtur  një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly.

Madbouly gjatë fjalës së tij ka shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai tha se u diskutua për marrëdhëniet tregtare, kulturore, të turizmit.

Sipas tij kjo vizitë është një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ka qenë një kënaqësi dhe nder të takohesha me ju sot dhe delegacionin tuaj. Kjo vizitë e rëndësishme reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh. Krmi patur diskutime të rëndëishme sot. Patën nderin të priteshim edhe nga presidenti.

Duke qenë në qendër në qendër të dy rajoneve dy vendet luajnë një rol të rëndësishëm të stabiloitetit. Në takim tonë sot me kryeministrin diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tona, në turizëm, energji, tregëti dhe kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për ccështjen ndërkombëtare. Theksova rëndësinë e ngritjes së një komisioni të përbashkët të tregëtisë. Kjo do të inkurajojë që të vijojnë marrëdhëniet. Nënshkruam 3 marrëveshje bashkëpunimi. Kjo vizitë një pikë kthese të bashkëpunimit mes dy vendeve. Egjipti pret të forcojë marrëdhëniet me të”- tha ai.

 

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: