TIRANË

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu akuzoi sërish sot kryeministrin Rama se po fsheh e transformon realitetin lidhur me situatën covid.

“Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Botë ndaj variantit Delta, variant që megjithë “këmnënguljen” e sotme të Kryeministrit se ai e ka bllokuar në kufi” –shkruan Shehu në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministri perseri fsheh e transformon realitetin!

Ne te vertete Shqiperia eshte nder vendet e para ne Bote vetem:

–Per humbjet e jeteve nga Covid me reth 16 mije vdekje.

–Me mbi 50 vdekje mjekesh

–Me reth 150 M E te paguara nga xhepat e qytetareve per mjekimin Covid, pa u rimbursuar.

Po keshtu Shqiperia eshte nder vendet e fundit ne Bote per procesin e vaksinimit:

–Per sasine e tij me 37 injeksione (vaksinimi kerkon dy) per 100 banore, kur mezatarja Boterore me gjithe Afriken etj brenda, eshte 47, dhe me nje rritje te diferences me Shqiperine cdo dite.

–Per cilesine e vaksinave me dominimin ne vendin tone te atyre kineze te pa certifikuara, jashte standarteve, me afate skadence te tejkaluara per nje pjese te tyre.

Keto vaksina te pa pranueshme nga EMA, FDA etj, jane me eficience shume te ulet edhe per variantin Alfa e pothuajse pa asnje efikasitet ndaj atij Delta.

–Nderkaq Kryeministri deklaron me nje gjuhe veshtire te perkthyeshme ne shqip:

“Ajo qe vlen per tu nenvizuar si mesazh sot eshte pertej faktit qe Shqiperia ka ecur jashtezakonisht mire, edhe boterisht e klasifikuar ne vendet e para sa i perket efikasitetit te variantit te ri”.

–Kur ne te vertete, per cfare parashtrova me siper:

Shqiperia eshte nder vendet me te rrezikuara ne Boten ndaj variantit Delta, variant qe megjithe “kembenguljen” e sotme te Kryeministrit se ai e ka bllokuar ne kufi…

…pa asnje dyshim eshte prezent ne vendin tone, duke rrezikuar perseritjen e tragjedise ne vjeshten e dimrin qe vijne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb