GREQI-Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras përsëriti sot qëndrimet se Maqedonia duhet të zgjidhë çështjen e emrit përpara se fqinji i vogël i Ballkanit t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, para samitit trepalësh të liderëve të Greqisë, Serbisë, Bullgarisë në Selanik, Cipras tha se “vendimet e Këshillit evropian dhe të samitit të NATO-s thonë se për emrin patjetër duhet njëherë të zgjidhet edhe atë në mënyrë të pranueshme të përbashkët”,

Ai theksoi se ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se shefi i diplomacisë greke do të bisedojë me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara për emrin, Metju Nimic.

Çështja për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor do të jetë temë kryesore e takimit tre palësh mes Cipraqit, Vuçiqiç dhe kryeministrit të Bullgarisë Bijko Borisov. Në takim gjithashtu do të bisedohet për lidhjen hekurudhore të Selanikut me Beogradin si dhe për bashkëpunimin energjetik mes tre vendeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: