Kryeministri Libanez Hassan Diab njoftoi se ata që janë përgjegjës për shpërthimin masiv në portin e Bejrutit, i cili vrau dhjetëra njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë, do të mbajnë përgjegjësi.

“Ajo që ndodhi sot nuk do të kalojë pa përgjegjësi,” tha ai  në një fjalim televiziv të martën.

‘Ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do të paguajnë çmimin’, u shpreh kryeministri Diab.

Shkaku i shpërthimit që u ndje në të gjithë kryeqytetin nuk ishte i qartë, por zyrtarët thanë se mund të ishte për shkak të “materialeve eksplozive” të konfiskuara dhe të depozituara në një depo “për vite me radhë”.

Diab, tha se kjo “depo e rrezikshme ka gjashtë vjet aty, që nga viti 2014”.

Kryeministri gjithashtu bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar Libanin, tashmë duke luftuar me krizën e saj më të rëndë ekonomike dhe me një shpërthim koronavirus në rritje.

“Unë po dërgoj një thirrje urgjente për të gjitha vendet që janë miq e vëllezër dhe e duan Libanin, që të qëndrojnë pranë saj dhe të na ndihmojnë në trajtimin e këtyre plagëve të thella,” tha Diab.

Shpërthimi të martën shkatërroi pjesën më të madhe të portit, duke dëmtuar ndërtesat në të gjithë kryeqytetin.  Spitalet e Bejrutit po bëjnë thirrje duke u lutur për furnizim me gjak pasi janë mbushur përtej kapaciteteve.

A.Ago//BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb