HAGË- Kryeministri holandez, Mark Rutte pohoi sot gjatë një konference të deputetëve evropianë se është totalisht kundër referendumeve, duke i cilësuar “katastrofike” rezultatet e referendumit të prillit për një traktat mes BE-së dhe Ukrainës. “Në Holandë ne zotërojmë të drejtën e referendumit që na orientoi drejt rezultateve katastrofike”, pohoi ai.

“Unë jam totalisht kundër referendumeve dhe jam vërtet krejtësisht kundër referendumeve për traktatet shumëpalëshe”, theksoi Rutte. Rutte u ndal veçanërisht për çështjen e referendumit holandez mbi marrëveshjen e bashkëpunimit mes BE-së dhe Ukrainës që synon të forcojë dialogun politik si dhe shkëmbimet ekonomike dhe tregtare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: