Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se vendi i tij mbështet plotësisht sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të kthehen në tryezën e negociatave.
“Ne nuk duam përshkallëzim dhe një luftë në shkallë të plotë”, tha ai në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, Kanberra, së bashku me Ministren e Jashtme Penny Wong.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për dialog dhe për diplomaci”, tha Albanese, duke i bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë “asnjë veprim të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin”.