Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka përshkruar skenat në Uashington, DC, ku protestuesit pro trump “puhstuan” Kongresin e SHBA – si “të turpshme”, duke kërkuar një transferim paqësor të pushtetit.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA”, u shpreh Johnson.

“Shtetet e Bashkuara kërkojnë demokraci në të gjithë botën dhe tani është jetësore që atje të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,” shtoi ai.

Më herët të Mërkurën, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se qeveria britanike ka “besim të plotë” se sistemi i kontrolleve dhe ekuilibrave të SH.B.A.-së do të sigurojë që rezultati i zgjedhjeve “të vendoset, përcaktohet dhe më pas të respektohet si duhet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: