FINLANDE – Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila, është shprehur se do t’i ofrojë refugjatëve shtëpinë e tij. Teksa liderët e Bashkimit Evropian nuk po bien dakord për politikat që duhen ndjekur për t’i bërë ballë fluksit të madh të emigrantëve, shumica e të cilëve largohen nga lufta në Siri, Kryeministri Sipila u shpreh se shtëpia e tij në veri të Finlandës, aktualisht përdoret pak, kështu që mund të përdoret për të strehuar azilkërkuesit duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.
“Të gjithë duhet të mendojmë sesi mund të ofrojmë ndihmën tonë”- është shprehur kryeministri finlandez Sipila. Ai shtoi më tej se plani i Bashkimit Evropian për të shpërndarë refugjatët që kanë mbërritur në Greqi, Itali dhe Hungari, në vendet e tjera të Bashkimit Evropian mund të bëhet në mënyrë vullnetare dhe shpreson që Finlanda të japë një shembull të tillë. Qeveria finlandeze dyfishoi ditën e premte vlerësimin për numrin e emigrantëve në vendin e tyre për këtë vit , duke e çuar numrin në 30 mijë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: