GREQI

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është i sigurt se së shpejti vendi i tij do i japë fund pandemisë së COVID-19.

Mitsotakis thotë se arma e vetme është vaksina dhe ajo do të shkruajë fundin e pandemisë.

Greqia nuk do të shkojë më në masa të reja kufizuese edhe pse variant Delta prej kohësh qarkullon në vendin fqinj. Mitsotakis ka theksuar se vendi nuk do të mbyllet më për shkak të disa personave që nuk duan të bëjnë vaksinën.

Ai është zotuar se vetë do të bëjë fushatë ndërgjegjësimin që të gjithë grekët të bëjnë vaksinën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb