Iraku do të mbajë zgjedhjet e tij të ardhshme parlamentare  në qershor 2021, ka njoftuar kryeministri Mustafa al-Kadhimi.

“6 qershori i vitit 2021, është caktuar si data për zgjedhjet e ardhshme legjislative,” tha ai të premten në një fjalim televiziv.

“Gjithçka do të bëhet për të mbrojtur dhe siguruar suksesin e këtyre sondazheve,” u shpreh Al Kadhimi.

Kombet e Bashkuara e vlerësuan njoftimin e Al-Kadhimit duke thënë se kjo do të promovojë “stabilitet më të madh dhe demokraci për vendin”. Al-Kadhimi erdhi në pushtet në muajin maj pasi protestat e shumta e detyruan paraardhësin e tij të hiqte dorë.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvilloheshin në maj 2022. Parlamenti i Irakut duhet të ratifikojë datën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Irak ndonjëherë dëmtohen nga dhuna dhe shpesh nga mashtrimet.

Zgjedhjet e parakohshme janë një kërkesë kryesore e protestuesve antiqeveritar të cilët organizuan për muaj demonstrata masive. Protestat masive që filluan në tetor, me qindra mijëra njerëz që dolën në rrugët e Bagdadit dhe përtej jugut, kërkuan që sistemi politik të çmontohej nga korrupsioni.

Protestuesit e akuzuan elitën politike, veçanërisht ligjvënësit, se prishën pasurisë e naftës në Irak për të mbushur xhepat e tyre. Al-Kadhimi u emërua në prill, disa muaj pasi paraardhësi i tij Adel Abdul Mahdi u tërhoq – hera e parë që një kryeministër ka dhënë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA në 2003.

Qeveria e Abdel Mahdit i propozoi Parlamentit një ligj të ri zgjedhor, i cili u miratua vitin e kaluar. Sipas diplomatëve dhe ekspertëve, seksioni që përshkruan procedurat e votimit dhe kufijtë e elektoratit nuk është përfunduar. Nuk është e qartë se çfarë roli do të ketë komisioni zgjedhor i Irakut,  i akuzuar rregullisht për paragjykime, në organizimin e sondazheve.

Aktivistët kanë kërkuar gjithashtu zgjedhje më të drejta dhe ndryshime në procesin e votimit të Irakut dhe komitetin e zgjedhjeve pas akuzave të përhapura për mashtrim në votimin e fundit mbarëkombëtar në vitin 2018. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e fundit në Irak ishte 44.5 përqind, por veçanërisht e ulët në disa zona të varfëra jugore myslimane. Shumë irakianë thanë se nuk kanë besim në sistemin zgjedhor të Irakut.

Qeveria e Al-Kadhimit po përballet edhe me një krizë shëndetësore për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në vend.

A.Ago// BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb