Kryeministri i Irakut ka deklaruar sot se trupat ushtarake kanë arritur në qëndër të qytetit Tikrit të Irakut, pas luftimeve me rebelët e ISIS që e kishin pushtuar atë.

Kryeministri Haider al-Abadi tha se forcat e sigurisë i kanë marrë tashmë lagjet në skajet jugore dhe perëndimore të vendlindjes së Sadam Huseinit dhe janë duke kontrolluar qytetin. Pritet që brenda 24 orëve të ardhshme, i gjithë qyteti të bjerë në duart e ushtrisë.

Sheti Islamik e mori qytetin sunit, verën që shkoi. Beteja për Tikritin konsiderohet si një hap kyç për marrjen e qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosulit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: