Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Federata Ruse kundër Ukrainës do të shihet si një “akt armiqësie kundër njerëzimit”.

“Akti i Rusisë për të kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore është një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar dhe absolutisht i papranueshëm”, tha Kishida, i cili tani po viziton Australinë.

“Nëse armët bërthamore do të përdoreshin ndonjëherë, ky do të ishte një akt armiqësie kundër njerëzimit…komuniteti ndërkombëtar nuk do ta lejojë kurrë një akt të tillë,” theksoi Kisihda, duke iu referuar aludimeve bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin si “thellësisht shqetësuese”.

Në maj 2023, Kishida pritet të presë liderët e G7 në Hiroshima, ku një bombë bërthamore amerikane u hodh më 6 gusht 1945, duke vrarë 140,000, ndërsa qyteti i Nagasaki u godit tre ditë më vonë.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Putini ka bërë disa kërcënime të fshehta në lidhje me gatishmërinë e tij për të përdorur armë taktike bërthamore kundër Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb