Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida planifikon të vizitojë Ukrainën.

Kishida shprehu dëshirën se së shpejti do të vizitojë Ukrainën, pasi ai është i vetmi lider i G7 që nuk ka qenë në Kiev që nga shpërthimi i armiqësive të plota.

“24 shkurti është dita që nuk do ta harrojmë kurrë”, tha ai.

Për më tepër, kryeministri japonez vuri në dukje se vendi i tij së shpejti do të prezantojë variante të reja sanksionesh që do të diskutohen gjatë konferencës online të G7. Ai gjithashtu vuri në dukje se Kina mund të sigurojë ndihmë ushtarake për Moskën.

“Unë e konsideroj të rëndësishme që t’i dërgojmë një mesazh të qartë komunitetit ndërkombëtar në bashkëpunim të ngushtë me G7 dhe vendet e tjera të interesuara,” tha Kishida.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: