Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka aktivizuar strukturat e ndërhyrjes emergjente për të ‘shuar’ protestat e shoferëve të kamionëve.

Shoferët e kamionëve protestuan, për shkak të kufizimeve të vendosura në Kanada si masë për parandalimin e përhapjes së COVID.

Për më shumë se dy jave qindra , mijëra protestues me kamionë dhe automjete të tjera dolën në rrugët e kryeqytetit të Otavës për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave të tjera të vendosura për të përballuar përhapjen e COVID, duke i dalë kundër qeverisë Trudeau.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: