Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se është riinfektuar, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë, dhe sipas tij kjo edhe falë vaksinës.

“Kam rezultuar pozitiv me covid-19. Do të ndjek udhëzimet e shëndetit publik dhe do të vetëizolohem. Jam mirë, kjo falë dhe vaksinës që bëra. Nëse ende nuk e keni bërë, merrni vaksinat ose dozën përforcuese. Le të mbrojmë sistemin tonë shëndetësor dhe njëri-tjetrin”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb