Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me dosjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Sipas tij në këtë rast kemi të bëjmë me një mafia ndërkombëtare e cila ka gjetur Shqipërinë për të ndërtuar parajsën e vetë të korrupsionit.

Meta shtoi se kryeministri Rama në këtë rast është kapur në flagrancë, pasi ndaj tij ka prova të padiskutueshme duke përmendur edhe përfshirjen e emrit të tij në aktakuzën ndaj McGonigal në gjyqin e këtij të fundit në SHBA.

Ai tha më tej se në këtë dosje përmenden edhe vende si Kosova dhe Bosnja në rajon, për të cilat tha se janë prezantuar me McGonigal me anë të Ramës, i cili sipas Metës e ka prezantuar ish-agjentin me politikanë të këtyre vendeve për të krijuar trafikun e influencës që ka pasur në plan.
“Këto janë histori që kanë ndodhur gjithmonë, kemi të bëjmë me një mafia ndërkombëtare dhe kanë gjetur Shqipërinë për të ndërtuar parajsën e tyre të korrupsionit.

“Asnjë njeri që thotë një herë ky është miku im, pastaj thotë është miku im në anglisht, etj. Ai është i kapur në flagrancë, kjo është e qartë. Ka prova ndaj tij pa diskutim, përmendet 14 herë në aktakuzë. McGonigal ka marrë një pagesë për interes të tij, e dokumentuar, ai është problemi. Institucioni i tyre më i rëndësishëm për sigurinë e vendit dikush ka tentuar t’ua korruptojë, kjo është për fat të keq edhe përfshirja e qeverisë shqiptare. Përmendet 14 herë vetëm ky person. Thuhet të hetohen gjithë komunikimet mes tyre, takimet kanë qenë pafund, në Shqipëri, në SHBA, Vjenë. McGonigal mund të jetë takuar me çdo njeri, në një ambient ku njerëzit njihen bëhet foto, etj, nuk ka lidhje.

Të mos harrojmë, ai ka marrë 225 mijë dollarë nga personi A, që është e regjistruar me 3 këste. Në vendimi ne gjykatës rezulton që personi A ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit dhe ia ka përcjellë McGonigal për të hetuar kundër opozitës për gjoja lobistët. Personi A nuk ka pasur interes ndaj opozitës, nuk është person politik. Ai e ka bërë që të thotë nuk e keni nga unë. Këtë hipokrizi e ka ai. Këtë e ka bërë dhe me të vetët ai, për të ulur kërkesat e tyre, etj. E gjitha kjo maskë ka rënë përfundimisht dhe ai ka dalë siç është, i vërteti më i pabesi që ka nxjerrë kjo tokë. Nuk ka nevojë të ketë hetim nga SHBA, kaq sa ka nga SHBA nuk ka ku të shkojë më. Është i vetmi kryeministër që përmendet 14 herë, përmendet edhe Kosova aty, e Bosnja. Dhe në këto vende ky e ka çuar McGonigal aty. U ka thënë politikanëve takoni mikun tim për të krijuar atë trafikun e influencës që ka pasur plan. Është ky që e ka shtrirë këtë influencë ”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: