Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një intervistë për CNN të hënën se Rusia është “definitivisht” duke kryer krime lufte në Ukrainë.

“Këto krime të tmerrshme që ne të gjithë i shohim të ndodhin në Ukrainën Lindore janë padyshim krime lufte dhe u takon hetuesve të vërtetojnë gjithashtu krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, tha Kurti duke folur për Bianca Nobilo të CNN.

“Unë besoj se Kremlini ka urdhëruar gjithë këtë makineri lufte në këto krime kundër civilëve të paarmatosur,” tha Kurti, duke shtuar se Vladimir Putin duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare. 

Kryeministri tha gjithashtu se Kosova po forcon buxhetin dhe aftësitë e saj të mbrojtjes në rast të ndërhyrjes ruse ose konfliktit të përhapur në Ballkanin Perëndimor. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb