Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakan si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, është thënë në një komunikatë për media të kryeministrisë. Po të premten, kryeministri ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

“Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, është thënë po ashtu në njoftim.
Qalaj ishte emëruar në këtë detyrë më 28 gusht të vitit 2018 nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb