TIRANE – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Tiranë prej kohës kur ka marrë drejtimin e ekzekutivit të Kosovës.
Kryeministri Mustafa pritet të takohet me krerët e shtetit. Axhenda e kësaj vizite pritet të bëhet e njohur nga kryeministria, por ka qenë zyra e shtypit të Presidentit të Republikës që ka bërë të ditur kohën e takimit me Kryeministrit të Kosovës.
Në këtë njoftim theksohet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të zhvillojë nesër më 9 Mars, një takim me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Takimi do të zhvillohet në ora 10.00-të në ambientet e Presidencës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: