Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka mohuar akuzat për prezencë të “elementeve siriane” në selinë ushtarake në kryeqytet.

Në kumtesën e zyrës së kryeministrit Fayez Al-Sarraj, thuhet se raportimet që publikohen në mediat sociale nëpër profile të afërta me komandantin Khalifa Haftar, nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Në kumtesë thuhet se këto raportime të pabaza nuk janë asgjë tjetër, veçse një fushatë njollosëse që ka për cak qeverinë e njohur nga OKB në vendit e shkatërruar nga lufta.

Që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri: një në Libinë lindore, e cila mbështetet kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar në kryeqytetin Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb