Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka komentuar rrogën rreth 3000 euro të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shtoi se ai nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë, por se do t’ua zvogëlojë edhe drejtorëve të cilët marrin rrogë deri në 120 mijë denarë.

“87 mijë denarë (1,415.82 euro) e kam rrogën. Honoraret e mia i jap për bamirësi. Çështja e rrogave është në proces, disa drejtorë kanë rroga më të larta se unë, deri në 120 mijë denarë, atyre pritet t’iu zvogëlohet, kurse e imja nuk do të rritet. Unë kam pasur jetë mesatare, ashtu vazhdoj të jetoj. Bashkëshortja merret me punët e shtëpisë, organizimet, i paguan faturat, kujdeset për fëmijët. Kjo bëhet që të tregoj shembull, sepse një shoqëri solidare edhe humane është qëllimi im”, tha Zaev, njofton Portalb.mk.

Ky koment i Zaevit vjen pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë nga 1550 euro, ka rritur rrogën deri në 3000 euro, apo më saktë 2950 euro në muaj.

Duke folur për vendimin për t’ia rritur rrogën vetes, stafit të zyrës dhe kabinetit qeveritar, Haradinaj ishte shprehur se kishte nevojë “për të blerë edhe këmisha e kravata” pasi sipas tij, zyrtarëve shtetërorë të Kosovës u duhet ‘paraqitje’ para bashkëbiseduesve në takime të ndryshme.
Jo vetëm kravata, Haradinajt iu donuan edhe çorape dhe gjësende të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: