Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, është zotuar të bashkojë kombin e shkatërruar nga katër zgjedhje në dy vjet bllokim politik.

Ai tha se qeveria e tij “do të punojë për hir të të gjithë njerëzve”, duke shtuar se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë, raproton BBC.

Nacionalisti i krahut të djathtë do të drejtojë një koalicion, ku mori edhe besimin e Parlamentit një ditë më parë.

Ai pason Benjamin Netanyahu i cili u detyrua të largohej nga zyra pas 12 vjetësh.

Bennett, udhëheqësi i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin Yair Lapid, kreut të qendrës Yesh Atid, për dy vjet të tjerë.

Netanyahu – Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet kreu i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet udhëheqës i opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb