BRUKSEL- Kryeministri ukrainas, Arsenij Jaceniuk i ka bërë thirrje sot Bashkimit Evropian të jetë i bashkuar dhe t’i shkojë deri në fund çështjes për sanksionet kundër Rusisë.

“Ky do të jetë një sukses i madh kundër presidentit Vladimir Putin që ka për qëllim të ndajë Evropën”, deklaroi Jaceniuk.

“Në qoftë se Putin arrin të thyejë bashkimin midis shteteve anëtare, midis udhëheqësve të BE-së, do të jetë një sukses shumë i madh i arritur prej tij, ama një katastrofë e vërtetë për botën e lirë”, theksoi ai pas një takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në Bruksel.

“Cili është suksesi i Putinit, stabiliteti rus? Jo! Paqëndrueshmëria e Evropës!”, tha Jaceniuk.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: