Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot në ‘Real Story’ se bashkëbisedon në telefon me kreun e PD-së, Lulzim Basha, por tashmë ka ikur koha e show-t për të bërë fushatë elektorale bashkë. Kryemadhi tha se PD-LSI janë një aleancë. Mes të tjerash ajo theksoi se nëse PD-ja merr 71 mandate nuk bën koalicion me LSI-në.

“Ç’më ka gjetur mua me ju. Jo më larg se para se të vija këtu, kam folur me Lulzim Bashën, jo çdo gjë bëhet publike. Aleancë jemi. Ka ikur show. I kërkova falje ambasadorit izraelit. Për ne shqiptarët nuk është e keqe, ne e quajmë mençuri këtë gjë. Vinte për shkak të idiomave të turqishtes në gjuhën shqipe.”, tha Kryemadhi.

Teksa në ‘Real Story’ u transmetua një sinkron nga një takim i Bashës me elektoratin në Tiranë, një qytetar i tha që mos të bënte koalicion me LSI-në. Kryemadhi tha se këto gjëra ndodhnin shpesh në terren.

“Ky nuk është lapsus. Edhe mua më thonë. Ti ke një kryeministër që nga dje dhe sot ia ka ‘lyp’ 7 herë Lulzim Bashës. Ai i thotë çdo qytetari që është në dilema. E di ti sa qytetarë kam unë që më thonë; ‘do votoj LSI por mos u bë bashkë me PD’. Ndaj sot nuk është çështje flamuri. Avantazhi është se kë duan qytetarët. Sepse unë mund të jem Monika Kryemadhi, por mund të mos më duan. Atë njerëzit e tregojnë me votë. Deri më sot kemi shprehur preferencat e lidërëve në parlament. Këtë herë do të përballemi nga i pari deri tek i fundit me elektoralit. Ndaj këto zgjedhje kanë avantazh të madh, e kanë zhbërë propagandën e Ramës, që t’i steçonte të dyja PD dhe LSI. Sot janë 360 kandidatë që do të zgjidhen. Edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk bën koalicion me mua. Aleanca nuk eshte per karriget e ministrave. Aleanca eshte per te ndryshuar sistemin dhe per t’i dhene fund tranzicionit. Ndryshimi këtu duhet të vijë. Nëse nuk ndryshojmë sistemin që garanton njerëzve punë, arsim, shkollë, status mësuesve.”, tha Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb