Kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Në një intervistë për të përditshmën, Corriere della Sera, Conte tha se Italia nuk ishte më e gatshme të trajtohet si një “lidhje e dobët” ndërkohë që shtetet më të mëdha të BE-së, po përpiqen të rrisin fuqinë dhe ndikimin e tyre në kurriz të integrimit të vërtetë evropian.

“Ata mendojnë vetëm për interesat e tyre kombëtare”, tha Conte.

Partitë e koalicionit qeverisës në Itali, e kanë sulmuar vazhdimisht Presidentin francez, Emmanuel Macron duke akuzuar Parisin për varfërimin e Afrikës dhe nxitjen e migrimit nga i gjithë Mesdheu drejt Italisë.

Conte, një ish-akademik pa lidhje partiake, zakonisht shihet si një figurë e moderuar, ndërmjetësuese, por ai paralajmëroi Francën dhe Gjermaninë të mos përpiqen të izolojnë Italinë.

“Sigurisht që aleatët tanë nuk mund të besojnë se ne do të rrimë në heshtje në tryezë për të nënshkruar vendimet e marra nga të tjerët”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb