ITALI

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka kërcënuar se do të japë dorëheqje duke u kërkuar dy partive anëtare në koalicion t’u japin fund njëherë e mirë përplasjeve ose të dërgojnë vendin sërish në zgjedhje.

Conte, një lider i zgjedhur më së shumti me konsensus dhe pa bazë politike, në një deklaratë për mediat dha një ultimatum të pazakontë, pas muajsh përplasjeje në koalicionin e tij njëvjeçar të përbërë nga populistët e krahut të djathtë dhe ligjvënësit antiestablishment.

“Unë dua të bëj një gjë të qartë, unë nuk do të përpiqem të qëndroj me çdo kusht në këtë pallat. Nëse anëtarët e koalicionit nuk marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, siç kam kërkuar, unë do t’i dorëzoj mandatin tim Presidentit të Republikës”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte.

Dy partitw “Lega Nord” dhe “Lëvizja 5 yjet” po pwrplasen tashmw thuajse pwr çdo gjw, që nga projektet e rëndësishme të infrastrukturës dhe emigracioni, deri te fakti se cila wshtw ditw mw e rwndwsishme historike pwr Italinw. dhe se kush duhet fajësuar për aksidentin me anijen kroçerë në Venecia gjatë fundjavës.

Përplasja u intensifikua pas zgjedhjeve parlamentare europiane muajin e shkuar, ku “Lega” mori 34 për qind. Conte u tha gazetarëve se qeveria e tij përballej me një proces të ndërlikuar të miratimit të buxhetit për vitin 2020, më vonë këtë vit, se vendit i duhet besimi i tregjeve financiare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb