IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu do të jetë i pranishëm në marshimin republikan në Paris, i organizuar për nder të viktimave të atentateve terroriste të ditëve të fundit.

Më herët ishte përjashtuar pjesëmarrja e kryeministrit izraelit për arsye sigurie.

Zyra e kryeministrit ishte shprehur në një deklaratë se në vend të tij do të jetë ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, i cili do të përfaqësonte Izraelin, por më vonë konfirmoi pjesëmarrjen e tij.

Media franceze raporton se pjesëmarrës pritet të jetë dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas.

Pjesëmarrës në marshim në nder të viktimave të Charlie Hebdo do të jenë liderët kryesorë të Evropës por jo vetëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb