Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus (COVID-19), u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat, duke thënë se virusi “nuk pushon gjatë festave”.

Ai kujtoi se që nga fillimi i javës, ata kanë mbyllur kufirin për të gjithë udhëtarët që nuk kanë leje qëndrimi në këtë vend.

Duke treguar se janë marrë masa për të mbrojtur jetën, Suga tha se një variant i ri “më ngjitës” i virusit u zbulua tek udhëtarët që vinin nga jashtë.

“Për shkak të sezonit të dimrit, COVID-19 është ende i fortë në shumë vende. Virusi nuk pushon në fund të vitit dhe gjatë pushimeve. Dua që qytetarët të bashkëpunojnë në mënyrë që të kthehemi në jetën tonë normale sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Suga.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë maska, t’u përmbahen masave higjienike dhe të kalojnë “pushime të qeta për Vitin e Ri”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb