Kryeministri kanadez Justin Trudeau u shpreh kundër qëndrimeve të lideres italiane Giorgia Meloni për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në një takim të zhvilluar gjatë samitit të G7 në Japoni.

“Kanadaja është e shqetësuar për disa nga qëndrimet që Italia po merr për sa i përket të drejtave LGBT,” i tha Trudeau Melonit, i cili ishte dukshëm i shqetësuar, sipas shumë mediave ndërkombëtare.

Në takimin e saj me Trudeau, Meloni tha se qeveria italiane nuk po devijon nga administratat e mëparshme në raportet me këtë komunitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: