Kryeministri kinez, Li Qiang ka deklaruar se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të thelluar bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme dhe për ta ngritur atë në një “nivel të ri”.

Bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe Rusisë tregon një mënyrë të mirë zhvillimi, dhe tregon se investimet midis dy vendeve janë përmirësuar, ka thënë ndër të tjera kryeministri kinez.

Mishustin, zyrtari më i lartë rus që ka vizituar kryeqytetin kinez që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, tha se marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit nuk kanë qenë kurrë në një nivel kaq të mirë sa tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: