Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.

Derisa e quajti situatën “me të vërtetë shqetësuese”, Li shmangi kritikimin e pushtimit rus në komentet e tij në një konferencë shtypi në Pekin të premten, më 11 mars. “Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet sa më parë”, tha Li.

Ai shtoi se është e rëndësishme tani të mbështesin Rusinë dhe Ukrainën në negociatat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb