Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka deklaruar se vendi nuk i është bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”.

“Nuk shoh ndonjë dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë. Unë jam për pavarësi, por ka institucione që do të kenë autoritet për të siguruar që në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të bëjmë një hap përpara”, ka thënë ai.

Në një komunikim për mediat serbe, Kripokapiç gjithashtu ka folur edhe për krizën energjetike.

Ai është shprehur se Mali i Zi ka kapacitete ende të pashfrytëzuar dhe se mund të ketë një bashkëpunim të mirë mes Serbisë dhe Malit të Zi për këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb