KROACI – Kriza e refugjatëve duket se po fut në sherr vendet e Ballkanit Perëndimor. I ndikuar nga kjo krizë, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka lëshuar një deklaratë bombastike në një konferencë për shtyp.

Milanoviç i ka shokuar të gjithë të pranishmit, pasi i ka quajtur serbët barbarë. Ai ka sulmuar edhe Maqedoninë edhe Greqinë, duke thënë se këta vende nuk janë shtete.

“Duhet të shikojmë në jug dhe juglindje nga vetja dhe të arrijmë në përfundimin se atje nuk ka asnjë autoritet shtetëror. Kështu nuk funksionon shteti, as Greqia, as Maqedonia dhe as Serbia. Nëse kemi nevojë për të lëshuar njerëzit nëpër fushë, siç e bëjnë Serbia, mundemi edhe kështu. Por ajo nuk është shtet, ajo është një shtet i rastit, i çorganizuar, i cili do që të bashkohet me BE. Intensivisht diskutojmë me bashkëpunëtorët e këtyre masave, që duhej t’i vendosnim, që sot apo nesër t’i hiqnim”, -tha kryeministri kroat, Zoran Milanoviç.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb