Kancelari austriak, Sebastian Kurz i Partisë së Popullit (VP), konservatore, në Ditën e Holokaustit i rikujtoi vendit të tij përgjegjësinë historike në gjenocidin ndaj hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kurz ka përsëritur vazhdimisht të kaluarën e Austrisë ndërkohë që po afron 80-vjetori i aneksimit të vendit nga Gjermania naziste, duke i kërkuar qytetarëve të mos harrojnë ditët e mërzitshme dhe të turpshme të marsit 1938, kur trupat naziste marshuan përmes një pritjeje ngazëllyese.

Të shtunën ai publikoi një mesazh të fuqishëm në Twitter ku thoshte se “austriakët ishin gjithashtu aktorë dhe iu bashkuan krimeve mizore të Holokaustit. Ne mbartim një përgjegjësi të qartë historike që qeveria e re e pranon hapur”.

Ndërsa lideri opozitar i Partisë Socialdemokrate (SP), ish-kancelari Christian Kern tha në një deklaratë se “ngjarjet e fundit në Partinë e Lirisë tregojnë se Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit nuk e ka humbur rëndësinë”.

“Angazhimi që kjo të mos përsëritet do të qendrojë përgjithnjë. Vetëm ata që kujtojnë gjithmonë viktimat e pafundme të regjimit nazist do të jenë vigjilentë kundrejt të gjitha racizmave, ksenofobisë dhe tendencave antisemitike”, tha Kern duke bërë të qartë se nuk ka aspak hapësirë për racizmin, agjitacionin dhe urrejtjen, njofton ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: