SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi sot se të hënën do të bëhet e ditur data e mbajtjes së referendumit për emrin, pas marrëveshjes së arritur me Greqinë.

“Pres referendum të suksesshëm dhe vendim të mençur nga shumica e qytetarëve që do ta konfirmojnë rrugën e anëtarësimit tonë në BE dhe NATO. Shumica e qytetarëve njëherë zgjodhën demokraci në vend të regjimit, dhe na e besoi nderin dhe përgjegjësinë që t’i realizojmë ndryshimet pozitive me të cilat dëshmojmë përkushtimin tonë për anëtarësim në NATO dhe BE”- tha Zaev.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: