PRISHTINE – Kryeministri në ikje i Kosovës Hashim Thaçi njofton se “sot u themeluan institucionet e reja të Kosovës dhe vlerëson zgjedhjen e Kadri Veselit në krye të Kuvendit.

“Sot themeluam institucionet e reja demokratike të Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet nacionale të mesitit, – shkruan Thaçi në Fb. – Me nënshkrimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse PDK-LDK dhe me rastin e votimit të Kryetarit të Kuvendit z.Kadri Veseli filluam edhe procedurat formale për përzgjedhje të Qeverisë.

Kryetari i ri i Kuvendit Veseli është njeri i duhur për kohën e duhur me përgjegjësitë e duhura, me vlera të larta qytetare, morale dhe politike. Qeveria e re do të punon që nga dita e parë në realizimin e objektivave që prekin qytetarët e Kosovës,”-përfundon ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb