Presidenti peruan Pedro Castillo ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Anibal Torres pasi Kongresi refuzoi thirrjen e Torresit për të mbajtur një votëbesim.

Në një transmetim televiziv kombëtar të enjten, Castillo falënderoi Torres për punën e tij si kryeministër, duke thënë se ai do të riorganizojë kabinetin në ditët në vijim.

Javën e kaluar, Torres i kërkoi Kongresit të kontrolluar nga opozita të mbante një votëbesim, por Kongresi e refuzoi atë, duke thënë se kushtet për votim nuk ishin përmbushur.

Torres, 79-vjeç, ishte kryeministri i katërt i vendit të Amerikës së Jugut që kur Castillo mori detyrën në korrik 2021. Ai njoftoi dorëheqjen e tij më 3 gusht për “arsye personale”, e cila u refuzua nga presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb