Ministrja e Arsimit dhe sportit, Evis Kushi, u është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampionit Ilirian Suli, ku një komentues në postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama e pyet kreun e shtetit se “ku ndodhet sot Ilir Suli”.

“O zoti kryeminister na thuaj pak per ILIR SULIN KU NDODHET SOT TI NUK ISHE MINISTER ATEHERE I BRAKTISE”, shkruan një komentues.

Ministrja Kushi, ka reaguar duke iu përgjigjur ajo në vend të kryeministrit, pasi sipas saj ky i fundit ka kohë që ka hequr dorë nga replikat në rrjetet sociale.

Kushi i përgjigjet komentuesit duke i thënë ndër të tjera se Suli, ish-kampion i peshëngritjes, ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.”

“Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, shkruan ministrja.

73e27dfd 16c2 4e67 Aa9a 15bf8123a0df
73e27dfd 16c2 4e67 Aa9a 15bf8123a0df

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb