Kryeministri Edi Rama e shikon qytetin e Durrësit si një zonë me një prespektivë të madhe.

Këtë gjë ai e konfirmoi në një bashkëbisedim me qytetarët e këtij qyteti. Ai tha se Tirana dhe Durrësi nuk janë ato të disa viteve më parë, pasi janë kthyer në dy zonat më të populluara.

Kryeministri shtoi më tej se Durrësi shumë shpejt do të jetë një metropol dhe do të kemi dy “kryeqytete” Tiranë-Durrës.

 

“Tirona dhe Durrësi nuk janë ato që ishin. Janë dy zona që janë rritur në ndërtime dhe popullsi. Është njësoj sikur t’i vendosësh një trupi tre zemra dhe t’i thuash funksioni. Vetëm me një mënyrë funksionon, me programin e PD-së. Kështu që për Durrësin shoh një perspektivë të rëndësishme sepse duam apo s’duam ne gjëja po vjen vetvetiu drejt metropolit. Ky është destinacioni dhe ne duhet të shohim një zonë, kështu do të quhet, kryeqyteti Tiranë-Durrës, do të jenë një nuk ka ku shkon. Prespektiva është fantastike”, tha Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: