TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto si rrallëherë me familjen e plotë. Bashkëshorten e tij Lindën, vajzën e saj Rean, djalin e madh Gregun dhe të voglin Zahon. Me sa duket kryeministri ndodhet në Berlin për ekspozitën e tij, pasi në sfond duken pikturat shumë të dallueshme të tij.
Edi Rama

Me këtë rast, kryeministri njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme ka mbledhur familjen për të qenë pranë tij në Berlin. Krahas fotos, Rama ka ndarë një video në instastory ku në sfond dëgjohet një zë që e përshëndet.

“Hey Edi, më mban mend mua?”, e pyet dikush gjatë videos.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: