TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar nëj video të nyjës së re të Milotit, një aks i hapur pak ditë më parë duke lehtësuar trafikun sidomos në sezonin veror. Rama thotë se vazhdon puna për rrugët dytësore.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D?) të nyjës së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan kryeministri Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb