TIRANE- Kryeministri Edi Rama foli dje për rreth 1 orë e gjysmë për sukseset dhe rezultatet e qeverisë së drejtuar prej tij. Në gjysmëorëshin e fundit ai lejoi edhe disa pyetje nga gazetarët. Në një moment, kur konferenca ishte deklaruar e mbyllur nga zëdhënësja e tij, kryeministri mendoi të lejonte edhe ato pak “meraqe” që u kishin mbetur gazetarëve.

Pyetjes së “Gazeta Shqiptare”, për ata qindra shqiptarë që kërkojnë azil në vendet evropiane, Rama nuk pranoi t’i përgjigjej, duke thënë: “Jo, faleminderit”.

Ndërsa kureshtjes se ku do t’i kalonte pushimet e verës, kryeministri shqiptar i dha menjëherë përgjigje, duke thënë: “Jam i detyruar të ndjek djalin e vogël dhe ai nuk mund të shkojë askund tjetër përveçse afër Vunoit”. Sigurisht që i urojmë pushime të mbara kryeministrit, por ç’do të bëhet me ata që marrin rrugët e Evropës për një jetë më të mirë, të cilën nuk e gjejnë në Shqipëri?!

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: