TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka suprizuar gazetarin e News24 Enrik Mehmeti në ditën e lindjes së tij me një videomesazh personal.

Në videoselfien e bërë teksa udhëton, kryeministri Rama e uron për ditëlindjen e 32-të dhe nuk mungon as një përqafim në distancë, ndërsa e cilëson madje edhe rilindas.

“Enrik edhe 100! 32 edhe 32 edhe 32 dhe pastaj edhe 32 të tjera. Tamam vlonjat i fortë, i paepur dhe patjetër rilindas. Të përqafoj!”, thotë në urimin e tij kryeministri.

“Sapo më erdhi ky Urim surprizë nga Kryeministri Edi Rama!”, shkruan Mehmeti përbri videos. Prej rreth 13 vitesh gazetari Enrik Mehmeti është gazetar i News24 dhe “BalkanWeb” e shpesh është marrë si referencë për raportimin nga shumë politikanë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb